Aksidentohet automjeti me dru kontrabandë, dy të plagosur

Aksidentohet automjeti me dru kontrabandë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Moglicë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona.

Nje automjet i ngarkuar me dru kontrabandë ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në spitalin e Korçës dhe më pas drejt spitalit të traumës në kryeqytet. Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja, policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar, shkruan oranews.

Të plagosurit janë gjendje të rendë. Prerja e paligjshme e pyjeve vijon të mbetet në përmasa shqetësuese në juglindje.