Aksident në Kukës, plagosen rëndë 4 persona

Si pasojë e një aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona, në autostradën Kukës-Morinë, në fshatin Gjegjan. Automjeti tip “BMW”, me targa AA 006 KB, me drejtues E.Xh, 28 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Golf”, me targa 627 KS 940, me drejtues N.M, 43 vjeç, banues në Kamenicë.

Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur N.M, 43 vjeç, banues në Kamenicë (drejtuesi mjetit), R.R, 40 vjeç, banues në Kamenicë, (pasagjer), E.B, 30 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere) dhe E.Xh, 28 vjeç, banues në Tiranë, (drejtues i mjetit Golf ).

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Kukësit ku po marrin dhe ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e ndodhur në vendngjarje po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *