Aksident i rëndë te rruga e Elbasanit, makina përplas studenten (Video)

Aksident i rëndë te rruga e Elbasanit, makina përplas studenten (Video)

Një aksident ka ndodhur tek rruga e Elbasanit, ku një makinë ka përplasur një këmbësore. Nga se bëhet e ditur, e plagosura është një studente e cila ka marrë plagë të rëndë.

Newsbomb.al shkruan se 20-vjeçarja me inicialet J.K, është nga Kukësi. E reja ka qënë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga automjeti. Sakaq, mësohet se aktualisht në vendngjarje ndodhet vetëm policia, ndërkohë që ambulanca nuk duket gjëkundi.

Mësohet se e reja pa kalonte rrugën në vija të bardha, kur makina me shpejtësi e ka goditur ate. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku po kryen edhe hetimet e para për aksidentin.