Aksident i rëndë në Itali,  2 shqiptarë në luftë me vdekjen

Aksident i rëndë në Itali, 2 shqiptarë në luftë me vdekjen

Një i vdekur dhe dy të palosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur dje në autostradën 494 në Itali, pranë Vigevano-s.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, një “Volksvagen Passat” dhe një “Volksvagen Fox”.

Viktimë ka mbetur 40-vjeçari italian Antonio Gallo, i cili udhëtonte me makinën tip “Volksvagen Fox”.

Ndërsa dy personat që udhëtonin me makinë tjetër, babë e bir shqiptarë (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur), janë plagosur rëndë.

Ata janë transportuar me urgjencë në spital.

Hetimet janë në vijim për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Category Kronikë

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *