800 euro për provimin e Akademinë e Policisë, arrestohen dy persona

Dy shtetas u arrestuan sot nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi kishin krijuar një skemë mashtrimi me qëllim përfitimi, për aplikantët që duan të konkurrojnë në Akademinë e Sigurisë.

Kështu në dt. 10 dhe 11 mars 2016 janë arrestuar shtetasit Gëzim Metalia, 44 vjeç, dhe Rexhep Rexha, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, të cilët kanë mashtruar në këmbim të një shume prej 800 eurosh, një shtetas me inicialet B.L., me premtimin se do t’i jepnin të gatshme përgjigjet për testimin në Akademinë e Sigurisë dhe do të ndërhynin për pranimin e tij nga ana e komisionit.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të shtetasve Gëzim Metalia, Rexhep Rexha, si dhe dy personave të tjerë, për veprën penale “Korrupsion pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrimit” në bashkëpunim.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *