4 shqiptarë bien në pranga në Itali. Akuzohen për prostitucion dhe drogë

Katër shqiptarë janë arrestuar gjatë javës së shkuar në Itali për shfrytëzim të 5 femrave për prostitucion dhe tregtim droge.

Sipas mediave italiane, në pranga janë vënë, 41-vjeçari Gazmir Difaj, 39-vjeçari Altin Koleci, 30-vjeçari Bledjan Curri dhe 22-vjeçari Arnis Difaj, të gjithë banues në shtetin fqinj.

Ndaj këtij të fundit, pas arrestimit, u dha masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa tre shqiptarët e tjerë janë lënë në burg.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të aksioneve të zhvilluara javën e shkuar në krahinat e Caserta-s, Modena-s dhe Bari-t, pas hetimeve të autoriteteve italiane.

Shqiptarët shfrytëzonin për prostitucion 5 femra nga Europa Lindore. Gjithashtu, autoritetet italiane sekuestruan rreth nëntëmbëdhjetë kg drogë, raportojnë mediat italiane, por pa specifikuar llojin e lëndës narkotike.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *