16 vjeçari që tentoi të vriste shokun, ja motivi

Ditën e djeshme në ambientet e brendshme të shkollës së mesme profesionale “Salih Ceka”, në qytetin e Elbasanit, një sherr banal mes dy adoleshentëve për pak sa nuk ka përfunduar në vrasje, por fatmirësisht ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e Policisë që ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre.

Sherri banal, i cili ka ndodhur për shkak të një vajze, ka degjeneruar mes dy nxënësve të vitit të dytë të klasave paralele në këtë shkollë. Që në mëngjes, nxënësi me iniciale E.D., 16 vjeç, ka shkuar në shkollë i armatosur me një armë zjarri, të llojit pistoletë. Në orën e pushimit të madh ai ka shfrytëzuar momentin për t’u gjetur përballë bashkëmoshatarit të tij. Sapo e ka gjetur në një nga korridoret e shkollës, ka nxjerrë pistoletën duke ia drejtuar në fytyrë.

Ky veprim është parë nga nxënës të tjerë që ndodheshin në korridor në ato momente, të cilët kanë lajmëruar menjëherë mësuesit e tyre dhe më pas Policinë e Elbasanit. Kanë qenë mësuesit të parët që i janë afruar nxënësit 16­vjeçar, të cilët kanë nisur që të bindin adoleshentin e armatosur që të ulë armën.

Negociatat kanë bërë që të fitohet kohë deri në mbërritjen e uniformave blu në shkollë, të cilat e kanë bindur nxënësin të ulë armën. Pasi i kanë bllokuar pistoletën, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 16­vjeçarit, duke e shoqëruar në komisariat. Bashkë me të u morën në pyetje dhe nxënësit e tjerë të shkollës, si dëshmitarë të
ngjarjes së rëndë, mësues dhe vetë adoleshenti që ishte bërë shënjestër.

Për disa orë nxënësit kanë qenë në panik për atë çfarë kanë parë dhe dëgjuar, pasi sipas tyre ka qenë hera e parë që në këtë shkollë një nxënës hyn në mësim i armatosur, edhe pse shkolla njihet për rregulla strikte.

Mësohet se 16­vjeçari ka deklaruar se thjesht kishte tentuar që ta trembte shokun e tij dhe se nuk kishte si qëllim për ta vrarë atë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *