Vret të bijën se mungoi pesë orë, ligji nuk e dënon
18-vjeçarja Komal Bibi, është vrarë nga babai i saj vetëm se nuk tregoi se ku kishte qenë pesë orë gjatë ditës.
Ngjarja ka ndodhur në Pakistan dhe akoma nuk dihet vendndodhja e vrasësit. Mirëpo babait të vajzës së vdekur, i mjafton vetëm të shpjegojë se të bijën e vrau për nder që të lehtësohet nga akuza e vrasjes.
Kjo ndodh pasi në legjislacionin e Pakistanit, vrasja nëse bëhet për çështje nderi është e justifikueshme dhe vrasësi nuk dënohet.