Vdes gruaja e Pirro Dhimës, humb betejën me sëmundjen e rëndë

Vdes gruaja e Pirro Dhimës, humb betejën me sëmundjen e rëndë

Ndërroi jetë këtë mëngjes bashkëshortja e Pirro Dhimës, sportistit nga Himara që i dha Greqisë 3 medalje të arta olimpike.

Anastasia humbi betejën me një sëmundje të rëndë që iu shfaq në vitin 2016. Pirros Dhima dhe bashkëshortja e tij e ndjerë, kanë katër fëmijë.

Njoftimin për humbjen tragjike e ka bërë Federata Greke e Peshëngritjes duke i shprehur ngushëllimet sportistit i cili më herët kishte folur për betejën e bashkëshortes së tij të diagnostikuar me tumor në kokë, dy vjet më parë.

Në një intervistë për mediat greke, kur e pyetën se pse u tërhoq nga politika pas përfshirjes në partinë e Pasokut, Pirro Dhima rrëfeu: “Zgjedhja lidhet me Anastasian. Unë nuk u largova nga politika, sepse nuk më pëlqeu apo pashë ndonjë të keqe, por për arsye personale. Unë nuk mund të largohesha nga Anastasia, fëmijët. Ne e kemi shumë të vështirë. Po jetojmë dashurinë…”, tha Pirro Dhima asokohe duke tronditur gjithë Greqinë.