Thyhet rekordi, mbillen 3.2 milionë pemë në një orë

Një rekord i ri botëror është vendosur në Filipine, ku janë mbjellë 3.2 milionë pemë në një orë, pjesë e një programi kombëtar për pyllëzimin. Rekordin e vjetër e mbante India me 1.9 mln që mbolli më 15 gusht 2011.

Ndrryshe, Shqipëri krenohen me 3000 pemë në 6 muaj si dhe mbajnë rekordin për prerjen e tyre.

Pemët janë mbjellë në gjashtë fusha të ndryshme në Mindanao, ndërsa kanë kontribuar rreth 160 mijë njerëz, duke përfshirë këtu punonjësit e shtetit, studentët dhe vullnetarë të tjerë.

Për këto pemë të mbjella do të kujdesen banorët e zonës, të cilat do t’ju shërbejnë atyre për jetesën e përditshme.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *