Qofte, plonca e gabzherra … e natyrisht raki. Ja çunat e Saimirit në aksion (FOTO)

Siç edhe dallohet në foto, të paktën dy prej personave në këtë foto janë policë. Të parit djathtas i dallohen gradat dhe stema e policisë, ndërsa atij me shpinë i dallohet pistoleta dhe spaleta me grada.

Kjo foto është marrë në një lokal lagjeje tek rruga e Frigoriferit. Policët janë në krye të detyrës, por siç duket uria bën punën e vet. Qofte, plëndës dhe raki. Kjo ishte menuja. Edhe pse ministri Tahiri ua ka ndaluar të ulen nëpër lokale, qoftë edhe për një kafe gjatë shërbimit, këta ia kanë shtruar me alkool, gjë që përbën shkelje të rëndë për uniformën.

Natyrisht, ne ua kemi mbuluar portretet jo vetëm për etikën profesionale, por që Sajmja të mos bëjë pastaj show siç Lal’Eri kur tha se s’kish ç’i bënte nënë Zylës se e spiunuan…

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *