Projekti që do të kthejë Saharanë në një luginë të gjelbërt (Foto)

Duket shumë e çuditshme kur e dëgjon se shkretëtira e Saharasë mund të kthehet në një vend ku të mbillen bimë dhe perime. Por kjo është ëndrra e një projekti ambicioz që synon të gjelbërojë shkretëtirën më të madhe me rërë në botë.

Projekti i Pyllit Sahara (SFP) do të ndërtojë një “fermë” 30 milion dollarëshe që shtrihet mbi 10 hektarë në Tunizi, në një përpjekje për të diversifikuar mjedisin dhe për të sjellë vende pune, ushqim dhe ujë të pijshëm për zonën.

‘Po përpiqemi të arrijmë një sukses të trefishtë. Diçka që ka kuptim financiar, por që sjell edhe përfitime shoqërore dhe mjedisore’, ka thënë Joakim Hauge, drejtor i përgjithshëm i kompanisë.

sa1

sa2

sa-2

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *