Prodhohet ora për kopjacët

Smartwatches, është një orë inteligjente e cila i jep mundësinë nxënësve dhe studentëve të kopjojnë në provime, dhe tashmë po shiten haptazi në Amazon. Ora kushton 64 dollarë dhe ka 4 GB memorie.

“Kjo orë është e dizenjuar specifikisht për të kopjuar në provime. Ajo është ë pajisur me një program, i cili bën të mundur që të shohësh çdo material direkt nga kyçi i dorës, duke vendosur brenda saj tekst dhe foto. Ka një buton emergjence, në mënyrë që, kur e shtyp, ekrani ndryshon duke fshehur tekstin dhe në vend të tij shfaq orë të zakonshme ndërsa bllokon të gjithë butonët e tjerë”, shkruan shitësi i kësaj ore në përshkrimin e tij.

Joe Sidders, drejtues i një shkolle në Britani, duke folur për BBC shpjegoi se kjo paisje, po ia bën tepër të vështirë punën me nxënësit, ndërsa dënoi Amazon për vënien në dispozicion të këtij produkti.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *