Mësohet e vërteta për fotografinë e famshme të tri grave më të fuqishme në botë

Mësohet e vërteta për fotografinë e famshme të tri grave më të fuqishme në botë

Një fotografi ku pretendohej se ishin treshja më e famshme e grave në botë: Angela Merkel, Theresa May dhe Gina Haspel, në fakt del se nuk është ashtu siç e kemi menduar.

E gjithë bota ka komentuar se si mund të ndodhte kjo rastësi, që bashkë në një foto të ishin kancelarja gjermane Merkel, kryeministrja e Britanisë May dhe shefja e CIA-s Gina Haspel.

Komentet e njerëzve nëpër rrjetet sociale ishin pak a shumë në një vijë: kjo ishte një teori konspiracioni.

Pra flitej, se meqenëse treshja më e famshme ishte në një foto, atëherë ato ‘ishin gatuar nga shoqëritë e fshehta që sot t’i shërbenin botës’.
Por në fakt, është zbuluar e vërteta e fotografisë. Në këtë foto janë Angela Merkel dhe Theresa May, por nuk është Gina Haspel.
Në këtë foto janë Angela Merkel, Theresa May dhe presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite.

Kush është Gina Haspel, që mendohej se është personi në këtë fotografi?

Oficerja e inteligjencës, Gina Haspel, u emërua drejtoreshë e CIA-s në Amerikë dhe zëvendëson Mike Pompeo, i cili do të marrë postin e Sekretarit të Shtetit pas ikjes së Rex Tillerson-it. Haspel u vendos zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) më 7 shkurt të 2017 dhe me këtë post të ri do të shndërrohet në femrën e parë që ka mbërritur në postin më të lartë të agjencisë ikonë të inteligjencës amerikane, kur senati ta ratifikojë këtë emërim.

“Pas 30 vitesh si zyrtare e CIA-s ka qenë një nder të shërbeja si zëvendësdrejtoreshë bashkë me Mike Pompeo-n përgjatë vitit të fundit”, u shpreh Haspel për “Washington Post”.