Lufta kundër kancerit, shkencëtarët zbulojnë “thembrën e Akilit”

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një mënyrë për ta nxitur sistemin imunitar të njeriut të eliminojë qelizat kanceroze. Kërkuesit në “University College” të Londrës kanë arritur të zhvillojnë një metodë për diktimin e gjurmëve unike brenda tumorit, “thembrën e tij të Akilit” siç e quajnë ekspertët, çfarë duhet t’i lejojë më pas trupit shënjestrimin e sëmundjes.

Megjithatë, kjo mënyrë e personalizuar trajtimi do të jetë tepër e kushtueshme dhe ende nuk është eksperimentuar te njerëzit.

Ideja në vetvete, sipas specialistëve qëndron, por vënia e saj në jetë ka për të qenë e komplikuar. Në qendrën kërkimore të kancerit, në Mbretërinë e Bashkuar, besojnë se ky zbulim do të përbëjë “shtyllën kurrizore” të trajtimeve të reja të sëmundjes së shekullit.

Shpresat janë që ai të arrijë të testohet te pacientët brenda dy vitesh. Përpjekje për ta orientuar organizmin njerëzor që t’i vrasë vet tumoret ka pasur dhe në të kaluarën, por të ashtuquajturat “vaksina të kancerit”, në masën më të madhe kanë dështuar.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *