Ky është Kampionati Botëror i Mustaqeve (Foto)
Thuhet se mustaqet kanë një ndikim të madh në paraqitjen e një burri dhe për këtë arsye mustaqet nderohen duke pasur një konkur botëror të dedikuar vetëm për to.
Burra mjekroshë nga e gjithë bota u bashkuan në Gjermani ditën e shtunë për të treguar modelet e tyre ekstravagante në Kampionatin Botëror të Mjekrës dhe Mustaqeve.
Kompeticioni, që u zhvillua në Shoemberg, tërhoqi më shumë se 300 pjesëmarrës.
Ky kampionat, që për herë të parë është zhvilluar në vitin 1990, ndërron vendin mikpritës çdo vit.