Kur Shekspiri kërkonte trajtim njerëzor për refugjatët

Teksti i Thomas More është e vetmja kopje me shkrimin e Uilliam Shekspirit që ka ardhur deri në ditën e sotme. Në një dorëshkrim të rrallë, gjeniut i letrave kërkon trajtim njerëzor për refugjatët.

Ky dorëshkrim i quajtur “Libri i z. Thomas More” rreth viteve 1600-të. Dorëshkrimi është një nga 300 thesaret e dixhitalizuara së fundmi duke hedhur dritë për shoqërinë dhe kulturën e kohës që ndihmoi në formimin e imagjinatës së Uilliam Shekspirit.

Libri i Thomas More është aktual edhe sot pasi Evropa ndodhet në mes të krizës më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Kuratori i bibliotekës në Bibliotekën britanike, Zoe Wilcox, tha për “The Guardian” se të gjitha evidencat tregojnë se dorëshkrimi është i Shekspirit.

“Eshtë një pjesë me një retorikë vërtet energjike. Në thelb ka të bëjë me dhembshurinë. More u bën apel turmave të solidarizohen me emigrantët apo të huajt siç quhen në tekst. Ai u kërkon atyre të imagjinojnë sesi do të ishte nëse shkonin në Europë, nëse shkonin në Spanjë apo Portugali, e kështu do të ishin të huaj. Ai u lutet atyre të jenë kundër asaj që e quan johumanizëm kolosal”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *