Këto janë disa nga shtetet që mund të zhduken pas 100 viteve (Video)

Historia na ka treguar se nuk është një çudi që një komb të zhduket për shumë arsye.

Portali Toptenz.net përmend nëntë shtete për të cilat historianët theksojnë se ka shumë gjasa që pas 100 vjetësh të mos ekzistojnë më.

1. Kiribati
Kjo parajsë tropikale tashmë ka humbur pjesë të territorit të vet nga valët e mëdha e ngritja e madhe e nivelit të deti me kohë mund ta mbulojë të tërën.

2. Holanda
Edhe pse duket e pabesueshme, ky vend mund të “zhduket” për shkak të ndryshimeve klimatike.

3. Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda veriore
Në fakt ky është emri i plotë që në jetën e përditshme e quajmë “Mbretëri e Bashkuar “ ose dhe vetëm “Angli”, por disa politikanë kanë mendimin se Mbretëria e Bashkuar duhet të ndahet.

4. Kanadaja
“Vendi i ëndrrave” për shumëkënd që dëshiron të migrojë në të për shkak të lehtësisë së madhe të gjetjes së punës, ky vend mund të zhduket përgjithmonë, pasi përbëhet nga minoritetet që synojnë pavarësinë.

5. Tajvani
Tajvani është në pozitë interesante, sepse ekziston debati i përjetshëm se Tajvani i përket Kinës, porse në këtë rast shtrohet pyetja se cila do të jetë forca legjitime.

6. Koreja Veriore
Disa ende pohojnë se dy Koretë me kohë d të bashkohen, a është e gatshme Koreja Veriore të pranojë që një pjesë të pushteti të vet ta kalojë në duar të huaja.

7. Palestina
Palestinës, e cila lufton me rrethinën armiqësore, me mosnjohjen nga shumë shtete dhe me terrorizmin, shumë analistë nuk i japin shans se do të jetë shtet në vitin 2115.

8. Sudani
Sudani Jugor, kombi më i ri bë botë, po ballafaqohet me vështirësi të shumta në zhvillim dhe në shfrytëzimin e rezervave të veta të naftës. Nëse politika nuk merret vesh dhe nëse nuk qetësohen trazirat etnike, vendi do të mund të shpërbëhej në 100 vjetët e ardhshëm.

9. Haiti
Haiti ndoshta është vendi më fatkeq në botë, pasi, që nga krijimi i tij ka pasur probleme me spastrimet etnike, varfërinë, protestat e armatosura dhe katastrofat natyrore.

http://

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *