Ja kush është italiani që shkrepi foton e nënë Zylës

Meritat e realizimit të një prej fotove që u bë e njohur në rrjetet sociale, atë të Nënë Zylës duke marrë një gjobë nga policët e bashkisë në tiranë, mban emrin e Francesco Acone.

Acone, fotografi italian i cili prej kohësh jeton në Tiranë, ka treguar se momenti i shkrepjes së kësaj fotoje ka qenë rastësi.

“Nuk e prisja dhe jam i sigurt që edhe vetë nëna nuk do e donte gjithë këtë publicitet. Lexova rrëfimin e saj, shumë realist, një histori më vete. Fotografia është realizuar te “Myslym Shyri”, në një pallat, kur unë isha duke shkuar në shtëpi. Unë shikoj shpesh të tilla situata. Unë shikoj shpesh të tilla situata. Një polic që vendos gjoba, ata që shesin rrugës pa licencë, por zakonisht është gjithmonë debat, njerëz që afrohen nga kurioziteti për të parë çfarë ndodh.

Këto situata nuk më pëlqejnë t’i fotografoj, pasi është një lloji mungese etike. Një nënë debaton…. ti hyn aty është pak e bezdisshme. Ndërsa kjo situatë ishte krejt ndryshe. Heshtje totale. Nëna nuk kishte duke folur, polici nuk ishte duke folur, ai burri gjithashtu. Njerëzit ishin duke kaluar për punën e tyre dhe në një moment unë isha dëshmitar dhe thoja: e vërtetë është apo jo? Vetëm unë po e shikoja atë situatë? Nxora telefonin ta fotografoja. Nëna ishte me kokën ulur, polici ishte në gjunjë duke shkruar dhe në momentin që unë e shkrepa ajo ngriti kokën e pa shqetësuar që po e fotografoja, por me atë shikim të ashpër e komunikues në të njëjtën kohë. Si një “Madonna” (Shën Maria) … e trishtuar, por komunikuese për çfarë po ndodhte. Ishte një pikturë. Polici ishte poshtë, në gjunjë. Si një shenjë respekti”, ka treguar fotografi Italian.

12071886_1178745538804088_1506105902_n

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *