I mbijetuari i Holocaustit fiton çmimin “Guiness” si njeriu më i vjetër në botë

Tashmë bota ka zyrtarisht edhe njeriun më të moshuar në botë i cili iu mbijetoi dy luftërave botërore.

Marco Frigatti është ai i cili mori çertifikatën zyrtare nga libri Guiness, për t’i ndarë zyrtarisht atë 112 vjecarit Israel Kristal, pikërisht në shtëpinë e tij.

Israel Kristal ka lindur në Poloni në vitin 1903, por sipas Business Insider, thuhet që Kristal, u zhvendos në Izrael në vitin 1950 pasi i kishte shpëtuar vdekjes në kampin e Auschwitz-it.

Nëna i vdiq kur Kristal ishte vetëm 7 vjeç, ndërsa babai i tij ishte marrë peng nga rusët në vitin 1940 qysh në fillim të Luftës së Parë Botërore prandaj edhe iu desht në çdo mënyrë të mbijetonte i vetëm.

Më herët ai që mbante rekordin botëror të Guinnes për njeriun më të vjetër në botë ishte japonezi Yasutaro Koide i cili ndërroi jetë pikërisht në moshën 112 vjeçare.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *