Hapi derën e avionit për të marrë pak ajër

Një burrë tronditi pasagjerët në bordin e një avioni pasi hapi derën e emergjencës. Personi i paidentifikuar, i tha stafit të kabinës se e hapi derën “për të marrë pak ajër të pastër para se avioni të ulej”.

Ngjarja ndodhi dje në Chengdu, në provincën Siçuan të Kinës. Fluturimi për në veriperëndim të Kinës, u vonua rreth një orë, pasi avionit “Boeing 737” iu desh të priste për pak kohë pas mbylljes së derës nga jashtë nga ana e ekuipazhit.

Mësohet se në bordin e avionit ishte 130 pasagjerë. Nuk është hera e parë që një pasagjer në Kinë hap derën e avionit. Personi që kreu veprimin në fjalë rrezikon jo vetëm të gjobitet, por mund të dënohet me burg.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *