Gjeniu i matematikës, Arbri  6-vjeçar bën testin e inteligjencës, ja rezultati

Gjeniu i matematikës, Arbri 6-vjeçar bën testin e inteligjencës, ja rezultati

Vështirë të harrohen aftësitë e pazakonta të Arbrit për të kryer me shpejtësinë e një makine llogaritëse veprime me numra 3 dhe 4 shifror, publikuar për herë të parë në ekranin e “Tvsh” e që më pas bënë xhiron e të gjitha portaleve në vend.

Ishte pikërisht ky momenti, që bëri të reflektojnë edhe prindërit, të cilët vendosen që djali i tyre ti nënshtrohej testit të inteligjencës për të matur forcën e tij mendore të pazakontë, jo vetëm për një 6-vjeçar, por edhe për më të rritur. Kërkimet për një test të çertikuar mbërritën në Kosove pasi Shqipëria nuk dispononte burime.

Një Institut i çertifikuar atje nga SHBA, për matje të standartizuara inteligjence, ishte zgjidhja më e afërt dhe më korrektja për Arbrin .Dhe kështu ndodhi. Çdo gjë u vendos për të dielën. Ndonëse pushim, askush nuk hezitoi ti kushtonte vëmendjen e duhur këtij rasti.

Ishin 5 nënteste inteligjence.

1-Kompletimi i formave,

2-Gjetja e figurave brenda një fotografie të caktuar;

3-Përcjellja dhe radhitja e sekuencave;

4-Si dhe krahasimi i analogjive në figura.

Ndonëse jo surprizë, 6-vjeçari u klasifikua me inteligjencë superiore. Bazuar mbi ngjashmëritë në botë, specialisti rekomandoi kapërcim të klasave të para për djalin por i mbështetur domosdoshmërish nga psikologë për të mbrojtur zhvillimin psiko-emocional të tij.

Për ministrinë tonë të arsimit Arbri shënoi një rast të pa precedent çka do të thotë se i duhet të siguroje kushtet për të gjithë ata që shfaqin aftësi të rralla.

Në muajt në vijim ky institucion duhet të ndërmarrë vendimin se çfarë rruge do të ndjekë edukimi arsimor i Arbrit.

Category Civitas+

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *