E rrallë! Gjendet një hardhucë miliona vjeçare

Një grup shkencëtarësh nga Florida në SHBA kanë gjetur së fundi në Azi një hardhucë fosile në një qelibar që daton rreth 99 milionë vjet më parë.

Hulumtuesit thonë se zbulimi është prova më e vjetër të këtij lloji dhe një lidhje që i mungonte studiuesve të zvarranikëve.

Hardhuca është rreth 75 milion vjet më e vjetër se mbajtësi i mëparshëm i rekordit, sipas studiuesve në Muzeun e Historisë Natyrore në Florida, i cili njoftoi gjetjen këtë javë.

Ajo u gjet dekada më parë në një minierë së bashku me disa fosile të tjera të lashta të zvarranikëve, por shkencëtarët amerikanë arritën t’i analizonin vetëm së fundmi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *