E mbajti të bijën skllave seksi për 24 vjet, zbulohen detaje të reja për babin horror

E mbajti të bijën skllave seksi për 24 vjet, zbulohen detaje të reja për babin horror

Disa punëtorë ndërtimi kanë gjetur një bodrum të fshehur dhe një mur të rremë në shtëpinë e Josef Fritzl, i cili mbylli në një bodrum vajzën e tij Elisabeth dhe abuzoi seksualisht me të për 24 vjet, para se të dënohej.

Autoritetet kanë gjetur copa dhëmbësh dhe pllaka qelqi në bodrum.

Fritzl e mbajti vajzën e tij të mbyllur për 24 vjet në një shtëpi në Amstetten në Austri dhe e përdori atë si sllave seksi.

Ai e përdhunoi Elizabeth mbi 3,000 herë dhe lindi 7 fëmijë me të.

Elizabeth arriti të rrëfente para policisë krimet e tmerrshme që kishte kaluar vetëm në momentin që shkoi të vizitonte vajzën e saj Kerstin në spital, e cila kishte kaluar në gjendje kome për shkak të kequshqyerjes dhe dhunës.

Vetëm atëherë ajo kishte marrë leje që të largohej prej ‘birucës’ ku ishte e burgosur.

Joseph Fritzl e ka ndryshuar mbiemrin në Mayrhoff që të burgosurit e tjerë mos ta njohin. Ai po vuan burgim të përjetshëm në një nga burgjet psikiatrikë të sigurisë së lartë në Austri. /tvklan.al

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone