Dubai, një gram flori për çdo kile të humbur

Dubai, një gram flori për çdo kile të humbur

Një gram flori për çdo kile të humbur. Nga Dubai vjen një betejë e re kundër obezitetit. Për të bindur banorët e Emirateve, prej kohësh me probleme të obezitetit, ka nisur fushata e quajtur “Your Weight in Gold”, një garë e cila fton banorët të humbasin kilet e tepërta duke ofruar në këmbim flori.

Në këtë mënyrë sa më shumë dobësohet nj njeri aq më i pasur bëhet. Në fund të këtij kompeticioni i cili do të zgjasë për 30 ditë, tre të klasifikuarit e parë do të përftojnë monedha ari në bazë të kileve te hequra, deri sa të arrijnë një total prej 20 mijë eurosh.

Emiratet Arabe janë të pestët në botë për numrin e personave obezë. “Është një iniciativë interesante që më shtyn të bëj më shumë ushtrime fizike”, ka thënë një banor. “Por nuk më interesojnë lekët. Nëse do të fitoj, do i dhuroj monedhat në bamirësi”, ka thënë ai.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *