Del në shitje kështjella e Drakulës (Foto)

Ka dalë në shitje në Rumani, kështjella e famshme e Drakulas. Kështjella e shekullit të XII-të, e mori emrin nga Konti Drakula, personazh i një novele të shkruar në vitin 1897 nga Bram Stoker.

yxeHKvwl

Arkitektura hijerëndë ngjall një histori tmerri, që lidhet me vampirin Drakula, të etur për gjak. Megjithatë tashmë kjo kështjellë mund të jetë pronë e cilitdo që nuk është i frikësuar nga historia famëkeqe, të cilës i është kushtuar një libër dhe një film.

ZWi8fWKl

Kështjella i përket pasardhësve të familjes mbretërore rumune, të cilët kanë vendosur që prona të jetë një muze. Rreth gjysmë milionë njerëz vizitojnë sallat e saj drithëruese çdo vit. Sipas “Financial Times”, pasuria mund të shitet për 13 milionë dollarë.

Qrrq3sdl

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *