Del në ankand makina më e vogël në botë

Makina më e vogël në botë ‘Peel P50’, ka dalë në shitje në ankandin e organizuar nga ‘Sotheby’s’ në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E prodhuar në vitin 1964, ‘Peel P50’ është dizenjuar për të mbajtur brenda vetëm drejtuesin e saj. Ajo shitet në ankand 176 mijë dollarë.

Ajo është e pajisur me tre rrota, një sedilje dhe pa bagazh. Makina vihet në lëvizje nga një motor me një cilindër, është e gjatë 1.34 metra, 99 cm e gjerë dhe 1.2 metra e lartë.

Pesha e saj nuk është e madhe pasi ka një kabinë me material të lehtë, kurse shpejtësia maksimale është 60 km/orë.

Makina i përket muzeut të makina të vogla ‘Bruce Weiner’ dhe është në qarkullim së bashku me 25 të tjera në të gjithë botën. Pra, bëhet fjalë për një send të rrallë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *