Dalin vetëm me brekë që të mos kopjojnë

Nuk është e thjeshtë të bëhesh ushtarë dhe kjo gjë vërtetohet më së miri në Indi, ku kandidatët për ushtarë janë detyruar të zhvishen vetëm në brekë, që të mos kenë prej nga të kopjojnë. Ky rregull zbatohet në Bihar të Indisë, ku meshkujt ulen këmbëkryq dhe plotësojnë testet të mbikëqyrur nga ushtarët me uniformë.

Kjo formë e pazakontë testimi është arsyetuar nga autoritetet ushtarake si “parandalimi më i mirë nga kopjimet”. Në deklaratën e ushtrisë thuhet: “Me rastet e shpeshta të kopjimit përmes letrave dhe pajisjeve të mençura, e kemi zgjedhur këtë formë që të zbulojmë dijen e secilit”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *