Çifti kryeministror e ka të ndaluar të vizitojë Arabinë Saudite, ja arsyeja

Kryeministrit tonë do t’i hapen mjaftë probleme nëse atij i duhet ndonjëherë të udhëtojë drejt Arabisë Saudite, probleme të cilat, do të shtohen akoma më shumë nëse atë e shoqëron edhe e shoqja, Linda Rama. Ndoshta në dukje është një arsye qesharake, por për shtetin e Arabisë Saudite është mjaftë serioze.

Para pak ditësh, ky shtet nxori një listë emrash dhe mbiemrash, të cilët janë të ndaluar të futen në Arabinë Saudite. Ky vendim erdhi, pasi kjo listë emrash dhe mbiemrash bie në kundërshtim me traditën islame dhe të monarkisë. Nëse shohim listën vëmë re disa emra universalë, që përdoren edhe në Shqipëri. Ja lista e plotë e emrave të ndaluar: Malaak, Abdul Aati, Abdul Naser, Abdul Musleh, Binyamin, Naris, Yara, Sitav, Loland, Tilaj, Barrah, Abdul Nabi, Abdul Rasool, Sumuë, Al Mamlaka, Malika, Mamlaka, Tabarak, Nardeen, Sandy, Rama(Zot), Maline, Elaine, Inar, Maliktina, Maya, Linda, Randa, Basmala, Jibreel, Abdul Mu’een, Abrar.

Kryeministri Rama, nëse vendos të udhëtojë drejt Arabisë Saudite, mund të konsiderohet si rast i veçantë, por nëse shoqërohet edhe nga e shoqja Linda Rama, që ka edhe emrin edhe mbiemrin të ndaluar, çështja mund të komplikohet edhe më shumë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *