Burg për ata që shkruajnë mesazhe duke ecur

Kur të ecni rrugëve të New Jersey-t mos e përdorni smartphone-in tuaj pasi mund të përfundoni në burg. Kjo mund të ndodh nëse një projektligj i ri miratohet.

Sipas medieve ndërkombëtare, një masë e tillë është propozuar javën e kaluar në legjislacionin e këtij shteti, që ndalon të shkruash mesazhe teksa je duke ecur. Nëse ky ligj kalon gjoba mund të jetë 50 dollarë apo 15 ditë burg, ose edhe të dyja bashkë.

New Jersey në fakt ka një ligj për drejtim makine në mënyrë të parregullt, që nëse shkelet për herë të parë gjoba shkon deri në 400 dollarë. Studimet tregojnë se të shkruash mesazhe gjatë ecjes, mund të kthehet nga një shëtitje e thjeshtë në diçka shumë të rrezikshme.

Pamela Lampitt, anëtare e asamblesë, dhe një nga hartueset e projektligjit është shprehur: “Nëse një person në rrugë, teksa ecën apo nget makinën, përbën rrezik për të tjerët, atëherë duhet të veprojë ligji dhe të penalizojë sjelljen e rrezikshme”.

Lampitt ka njohur një student që u godit për vdekje nga një autobus teksa ishte duke parë telefonin e tij.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *