<!--:al-->Bill Clinton: Nuk do habitesha nëse amerikanët do vizitoheshin nga alienët<!--:-->

<!--:al-->Bill Clinton: Nuk do habitesha nëse amerikanët do vizitoheshin nga alienët<!--:-->

Bill Clinton në daljen e tij në emisionin e Jimmy Kimmel, ish-presidenti tha se nuk do të habitej nëse një ditë amerikanët do të vizitoheshin nga alienët. Ai mendon se ne mund të mos jemi vetëm.

“Ne e dimë që jetojmë në një univers që zgjerohet”, i tha Clinton Kimmel-it. “Ne e dimë që ka miliarda yje dhe planete atje tej dhe që universi po bëhet më i madh. Ne e dimë nga teleskopët tanë të mrekullueshëm se vetëm në dy vitet e fundit, më tepër se 20 planete janë identifikuar jashtë sistemit tonë diellor, të cilët janë shumë larg nga Dielli ynë, por edhe shumë afër njëri-tjetrit – dhe ata mund të kenë ndonjë formë të jetës.”

“Pra, kjo e bën këtë më pak të mundur që ne të jemi vetëm”, shtoi ai.
Mirëpo, kur Kimmel-i e nxiti për të thënë nëse në të vërtetë ka alienë, Clinton u përgjigj: “Po përpiqem t’ju them se nuk e di. Mirëpo, nëse ata do të na vizitonin një ditë, unë nuk do të habitesha. Shpresoj se kjo nuk është diçka e ngjashme si tek filmi ‘Dita e Pavarësisë’, pra, një konflikt.”

Clinton deklaroi: “Kjo mund të jetë mënyra e vetme për të bashkuar botën tonë të ndarë… mendoni se të gjitha dallimet midis njerëzve në tokë mund të dukeshin të vogla, nëse do të ndiheshim të kërcënuar nga një pushtues hapësinor”.

Clinton e siguroi Kimmel-in se pak kohë pasi ai u bë president, i udhëzoi ndihmësit e tij për të bërë kërkime në Zonën 51, një zonë ushtarake në Nevada, për t’u siguruar se atje nuk kishte alienë. Po ashtu, ai ka rishikuar artikujt Rosëel, të cilat përshkruanin në mënyrë të detajuar një dëshmi të UFO-ve në vitin 1947. Ai tha se meqë nuk kishte të dhëna për alienët, ekzistenca e tyre mund të kishte përfitime të habitshme për botën.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *