Biblioteka e akujve në Antarktidë

Biblioteka e akujve në Antarktidë

Ideja ka ardhur nga projekti “Protecting Ice Memory”, një bashkëpunim italo-francez i lindur për të depozituar në një gropë me dëborë në Antarktidë, afër bazës Konkordia, shufra gjigande akulli.

Po nis që të marrë formë banka botërore për konservimin e kampionëve nga akullnaja të ndryshme, përpara se ato të shkrihen si pasojë e ndryshimeve klimaterike në Tokë

Një frigorifer natyror i madh dhe i largët do të mbrojë blloqe gjigande akullnajash, të kërcënuara nga shkrirja dhe nga zhdukja e plotë.

Ideja ka ardhur nga projekti “Protecting Ice Memory”, një bashkëpunim italo-francez i lindur për të depozituar, në një gropë me dëborë në Antarktidë, afër bazës Konkordia, një bankë botërore të shufrave gjigande të akullit, të marra nga të gjitha ato akullnaja anembanë botës që rrezikojnë të shkrihen si pasojë e ngrohjes globale.

Hapi i parë

Për të realizuar projektin janë angazhuar Laboratori i Studimeve të Akullit dhe Gjeofizikës Ambientale i Grenobles në Francë, universiteti Ca’ Foscari i Venecias, dhe ai i Grenobles. Ideja nisi që në vitin 2015, por materiali i parë në këtë “bibliotekë” të akullit botëror do të çohet pas pak ditësh. Nga 15 gushti deri në ditët e para të shtatorit, ekipi i studiuesve të akullit do të nxjerrë tri shufra të mëdha akulli me gjatësi 130 metra nga Col du Dôme, pikë që ndodhet 4300 metra lart në Malin e Bardhë, në Alpet franceze.

Një do të dërgohet në laborator për t’u analizuar nga studiuesit, kurse dy të tjerat do të dërgohen deri në stacionin e Konkordias, ku do të ruhen në një gropë me temperature natyrale -54 °C, pa rrezikun se ikja e energjisë do të sjellë shkrirjen e tyre.

Garë kundër kohës

I gjithë operacioni do të zbatohet duke aplikuar masa strikte për të shmangur dëmtimin e shufrave të akullit dhe në 2017 do të ripërsëritet, duke marrë shufra gjigande nga akullnaja Illimani, në Bolivi. Edhe këtu, ashtu si edhe në akullnajën Col du Dôme, temperaturat rriten me 1,5-2 °C çdo 10 vite. Shkrirja e akujve të sipërfaqes në muajt e verës, rrezikon që të fshijë kujtesën historike të klimës së shkuar.

“Brezi ynë i shkencëtarëve, që është dëshmitar i ndryshimeve si pasojë e ngrohjes globale, ka një përgjegjësi të veçantë drejt brezave të rinj”, tha Carlo Barbante për Focus, përgjegjësi i projektit. Shufra akulli do të merren edhe në akullnaja të tjera që rrezikojnë shkrirjen në Gjermani, Zvicër, Nepal dhe SHBA.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *