“20 Udhëtimet e jetës time në Venezian e 100 sekreteve”

“20 Udhëtimet e jetës time në Venezian e 100 sekreteve”

Venecia është një nga qytetet më të famshme të Italisë. Ata që e kanë vizituar kanë lexuar shumë artikuj reth qytetit kanë shfletuar guidat e udhëtimit rreth saj, i njoftojmë se askush nuk do mund të pretendoj se e ka zbuluar të gjithë … Venecia e ka gjithmonë një sekret.

Kjo është e vërtetë! Venecia është simpatike dhe tepër fine, jo vetëm në sajë të atmosferës romantike, kanaleve të saj, urave dhe panoramës së paharrueshme të Kanalit të Madh.

Nëse nuk është hera e parë që ju vizitoni Venecian dhe pretendoni se e njihni qytetin pasi keni parë tashmë Urën e Rialto-s, Bazilikën e San Marco-s dhe Pallatin Doxhi do të zbulojmë për ju 100 “thesaret e fshehura” të Venecias pasi ju duhet t’a njihni tërësisht qytetin dhe të zbuloni thesaret e saj në “20 vizitat e jëtës në Venezia”. Për ju është koha të zbuluani sekretet e Venecias, dhe ne do t’ju zbulojmë 5 sekretet e para për vizitën tuaj të dytë në Venezia “qytetin e thesareve të pazbuluara të dashurisë”.

Një. Udhëtim në gondolë, duke ngënë “cicchetti”

Udhëtim në një gondolë është nga gjërat më klasike për të bërë në Venecia dhe sigurisht nuk duhet ta humbisni dhe në vizitën tuaj të dytë. Por për të marrë një shije autentike të qytetit duhet të bëni më parë një ndalesë në një … bacaro.
Bacaro-t që të arrini t’i gjeni lehtësisht janë restorantet tipike, ku mund të shijoni cicchetti, të ndryshme peshku të shoqëruera me një gotë verë. Për lehtësi dhe informacion më të arritshëm, ja disa nga vendet ku mund të shijoni cicchetti të paharrueshme:

Ca’ d’Oro/Alla Vedova.
Calle del Pistor, Cannaregio 3912. Një nga bacaro-t më të famshëm në Venezia, është ekzaktësisht mjaftueshëm larg qëndrës dhe dyndjes së njerëzve dhe çmimi justifikon qetësinë pas’i ju paguani rreth (€1) për chiccetti ideale për buxhet ekonomik.

Do Mori.
Sestiere San Polo 429, Calle dei Do Mori.Mitet tregojnë se vetë Casanova frekuentonte këtë bàcaro, që gjendet në afërsi të Urës Rialto. Edhe nëse ai nuk e bënte mendohet akoma se kjo është bacaro më e vjetër në Venezia e hapur në 1462. Krahas cicchetti-t mund të kërkoni dhe për “francobollo” sanduiç me disa lloje mbushjesh, që është dhe specialiteti i shtëpisë.

Al Ponte. Calle Larga Giacinto Gallina.
Një nga bàcari-t më të lirë dhe të mirë të qytetit dhe si pasojë më të këshilluarit për të ngrënë (pas eksperiencës së parë pak të kripur gjatë vizitës tuaj të parë në Venezia). Al Ponte ofron një atmosferë tejet mikëpritëse dhe pjata me bazë peshku shumë të shijshme.

Dy. Vizitoni një seminar pikturimi të xhamit në Murano

Një ndalesë në ishullin e Murano është thelbësore. Përfshihuni në prodhimin e qelqit dhe të bëni stolitë tuaja autentike prej xhami, një kujtim në kufinjtë e të përjetshmes nga Venezia … do të ndiheni si artizanët autentike italiane!

Vecchia Murano Glass Factory 4392, Castello | 5, 30122,është vendi ku mund të zbuloni traditën fituese të Venezianëve ndaj zjarrit, me prodhimet e xhamit gjatë kohës së Republikës në vitet 1291 pas djegjes së qytetit asaj kohe ndërtuar me dru, më pas artin e pikturimit në xham gjatë Rilindjes, madje nëse keni kohë mjaftueshëm mund të qëndroni shkurtimisht në një vizitë në Muzeumin e Xhamit të Muranos në “Palazzo Giustinian”.

Tre. Merrni pjesë në një seminar për maskat e karnavaleve

Karnavalet e Venecias janë një nga ngjarjet më të njohura dhe të vjetra të botës që habisin ç’do modernizim. Nëse ju nuk mund t’i vizitoni gjatë dy udhëtimeve të para “Karnavalet e Venecias” pasi të udhëtoni në atë kohë është përtej buxhetit tuaj, ju mund të merrni një shije të atmosferës gjatë karnavaleve, duke marrë pjesë në një seminar për bërjen e maskave gjatë çdo kohe tjetër në qytet.

“CA’ MACANA workshop”,Dorsoduro 3172 30123, është një nga vendet e krijimit të maskave të vjetra Veneciane e Venedikase. MAcana-t janë të njohur për një arsye bazike por tepër kryesore për të definuar shijen e udhëtimit tuaj: Respektimin e traditës unike të paraardhësve në krijimtari.
Megjithatë, ne Macana-t kanë qenë në gjendje të interpretojnë traditën dhe në mënyra të reja, duke krijuar stile të reja dhe unike dekorative dhe forma të stilizuara të kohës. Kur të shihni në zeje maskat ​​autentike të punuar me dorë në të njëjtën mënyrë si venecianët artizanë do të bënin 800 vjet më parë, do të jet kujtimi më i bukur i pushimeve tuaja.

Nga ana tjetër Macana-t, kurrë nuk përsërisin një dekor të maskës, kështu që çdo maskë është unik, madje dhe ajo që do të prodhoni vetë. Maska-t e MACANA-s u shfaqën në produksione filmike të rëndësishme si “Eyes Wide Shut” nga Stanley Kubrick dhe në teatrot si Haus Opera e Vjenës.

Katër. Prenotoni një udhëtim me helikopter
“Zbuloni Venecian nga lart. Pikëpamja do të … befasoj. Një thesar i vërtetë!”

Heliair Venice, Aeroporto Nicelli | Via Renato Morandi, 9, 30126, janë më të arsyeshmit në qytet për buxhetin tuaj.

Pesë. Gjej kishat e fshehura

Të dashuruarit pas Arti-t nuk duhet të humbasin gjatë udhëtimit të dytë në Venezia një ndalesë në zonën hebreje, ku ju do të hasni shumë kisha të vogla dhe të bukur të tilla si Santa Maria dell’Orto. Dy të tjera më pak të njohura janë kishat, ku mund të shihni kryeveprat e Canova dhe Titiani, pra bazilika e Santa Maria dei Frari Gloriosa dhe kishën e Santa Maria della Salute.

Santa Maria dell’Orto, Campo Madonna, Venice, Italy I-30100
Santa Maria dei Frari Gloriosa,San Polo, 3072, 30125 Venice, Italy
Santa Maria della Salute, Dorsoduro, 1, Campo della Salute, 30123 Venice, Italy

helicopter_2013_9_25_17_28_55_b

madonna-dellorto_b

masks.JPG_b

murano-glass_b

venetia1_b

Venezia_2013_9_25_17_31_44_b

venezia4_b

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *