Zyrtari i policisë britanike: Shteti Islamik po përgatit të godasë në mbarë botën

Një zyrtar i policisë britanike ka dhënë alarmin se “Shteti Islamik po përgatit të godasë në mbarë botën”. Ai ka bërë me dije se militantët e ISIS po planifikojnë që të kryejnë goditje të tjera madhore pas sulmeve që tronditën Parisin, mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit të shkuar.

“Militantët e Shtetit Islamik po planifikojnë sulme spektakolare në mbarë botën”, ka qenë kjo thirrja alarmante e Ndihmës Komisionerit në Policinë e Britanisë së Madhe, Mark Rovley, i cili tha se ka prova të arsyeshme të cilat dëshmojnë se ISIS po përpiqet që të godasë sërish, pas sulmeve që tronditën Parisin gjatë mbrëmjes së 13 nëntorit të vitit të shkuar.

Zyrtari britanik shpjegon se ekstremistët do të mundohet që të sulmojnë mënyrën e jetesës perëndimore, ashtu sikurse bënë në kryeqytetin francez. Ambiciet e militantëve kanë kaluar nga sulmet me përmasa të vogla në objektiva madhorë. Zyrtari i Policisë komunikon se autoritetet vendase po qëndrojnë vigjilente ndaj çdo rreziku potencial që mund të kërcënojë seriozisht jetët dhe sigurinë e qytetarëve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *