Zjarr në Australi, në rrezik shtëpitë dhe banorët pranë Sidneit

Zjarr në Australi, në rrezik shtëpitë dhe banorët pranë Sidneit

Banorët në jug-perëndim të Sidneit po përballen me një situatë të rëndë teksa një zjarr pranë banesave të tyre vazhdon të digjet jashtë kontrollit.

Gjatë tërë ditës së diel, banorët në Voyager Point, Point Joy, Sandy Point Illawong, Menai, Bangor dhe Barden Ridge u këshilluan që të mos dalin nga shtëpitë e tyre veçse në rast se banesa e tyre përfshihet nga flakët.

Deri më tani zjarri ka djegur më shumë se 2430 hektarë shkurre në Alfords Point në lindje, në Barden Ridge në jug dhe në rrethinat e tjera në mes.

Komisioneri i Zjarrëfikëses RFS Shane Fitzsimmons tha se më shumë se 500 burra dhe gra po punonin për shuarjen e zjarrit dhe se të gjithë të kujdesen pasi është tepër vonë për t’u larguar nga zona.

Më shumë se 70 zjarrfikëse janë dërguar në vendngjarje si dhe disa helikopter që po hedhin ujë për të shuar flakët. Moti i kohëve të fundit në Australinë juglindore ka qenë jashtëzakonisht i nxehtë.