Zjarr i madh në Portugali, shënohen 39 viktima

Zjarr i madh në Portugali, shënohen 39 viktima

Si pasojë e një zjarri të fuqishëm në pyjet e Portugalisë, 39 persona kanë humbur jetën. Sipas mediave të huaja, shumica e tyre vdiqën gjatë përpjekjeve për t’u larguar nga zona “Pedrogao Grande”. Mësohet se edhe disa zjarrfikës kanë mbetur të plagosur.

“Fatkeqësisht, kjo duket të jetë tragjedia më e madhe që kemi parë gjatë viteve të fundit, sa u përket zjarreve pyjore”, tha kryeministri Antonio Costa.

Rreth 60 vatra zjarri u regjistruan gjatë natës në mbarë vendin, me 1.700 zjarrfikës që dolën në terren për t’i vënë flakët nën kontroll

Ende nuk është konfirmuar se çfarë i shkaktoi ato, por mësohet se janë djegur edhe disa banesa. Portugalia ka përjetuar një valë të nxehti me temperatura deri në 40 gradë Celcius në disa zona.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *