Zhduket nëndetësja e Koresë së Veriut, ushtria në alarm

Zhdukja e një nëndetëseje ka vënë në alarm ushtrinë e Koresë së Veriut.

Sipas medieve, mjeti luftarak ka disa ditë që ka humbur lidhjet dhe besohet se është mbytur. CNN thotë se mjeti lundronte në drejtim të bazës së nëndetëseve përballë me Japoninë.

Rasti ndodh pikërisht në kohën kur Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara janë duke vazhduar stërvitjen e përbashkët në rajon dhe ku tensioni është tejet i lartë.

Regjimi i Penianit kishte shprehur irritim lidhur me këtë stërvitje, duke lëshuar kërcënimin bërthamor të radhës si kundërpërgjigje.

Ushtria koreano-veriore ka në dispozicion një flotë prej rreth 70 nëndetësesh të përmasave të ndryshme.

Sipas analistëve, ky incident mund të shërbejë si pretekst për të nisur sulmet ndaj Koresë së Jugut.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *