Zbardhet biseda mes Bill Clinton dhe Tony Blair pas vdekjes së Ledi Dianës

“Daily Mail” ka zbardhur të plota bisedat telefonike të ish-kryeministrit Toni Bler dhe ish-Presidentit të SHBA-ve, Bill Klinton pas vdekjes së Ledi Dianës në aksidentin e tmerrshëm në Francë, ku mbeti i vdekur edhe Dodo Fajed, i biri i një biznesmeni të fuqishëm arab.

Bler, në bisedat me Klinton hedh dyshime lidhur me raportimet e Policisë franceze, e cila thoshte se automjeti i Dianës lëvizte me mbi 100 km/orë kur ndodhi aksidenti.

Bisedat mes Klintonit dhe Toni Blerit janë bërë më 1 shtator 1997 dhe materiali i zbardhur është rreth 500 faqe. Biseda tregon edhe një afrimitet të madh mes Klinton dhe Bler. Ky i fundit i shpreh Klintonit se sa shumë do t’i mungonte Ledi Diana.

Bisedat

Klinton: Toni?

Bler: Përshëndetje Bill. Është një ngjarje e zymtë. Një ngjarje e zymtë Klinton: Është e dhimbshme. Vërtet e Dhimbshme. Ishim me pushime me Martën dhe shoqëroheshim nga shumë njerëz që e njihnin atë.

Bler: Herën e fundit që e pashë ishte disa javë më parë kur e ftuam për dreke bashkë me Princin Uilliam. Është djalë i mbarë.

Klinton: Po, tani jam vërtet i shqetësuar për ata fëmijë.

Bler: Ajo ishte si një gurë peshoreje për mënyrën se si i lidhte dy djemtë me botën e jashtme. Ulliami, djali i madh i ngjan shumë. Është tamam me këmbë në tokë. Ai bën të njëjtat gjëra si bashkëmoshatarët e tij.

Klinton: Më vjen shumë keq për të. Ajo sapo kishte nisur të një jetë ndryshe.

Bler: Falëminderit për telegramin e djeshëm dhe për fjalën e mira. Problemi ishte mënyra se si ajo jetonte dhe sillej ndaj shtypit. Vërtet nuk ishte prej familjes mbretërore, por ama njerëzit e thjeshtë e donin. Kjo i shkaktoi probleme me konsolidimin brenda familjes mbretërore.

Klinton: E di që po kalon kohë të vështira. Doja thjesht të të thoja se mendimet e mia janë me ty.

Bler: Personalisht do të më mungojë. Është si një yll që shuhet. Ajo ishte yll për ta (familjen mbretërore).

Klinton: Çfarë dinë ata? A është roja e sigurisë britanike gjallë?

Bler: Po, është. Dhe mund të na japë disa informata. Ka pasur shumë fjalë këtë pasdite. Ata shkuan në hotel dhe menduan se nuk do t’I shqetësonte askush. Ambasada dhe qeveria franceze nuk e dinin se ata ishin në Francë. Por mediat u shfaqën shpejt, kështu ata vendosën që të hanin drekë në shtëpinë e Fajedit. Kur shkuan te mjeti i tyre ai nuk po ndizej. Kështu telefonuan dikë nga hoteli që t’u sillte një automjet. Hoteli u çoi mjetin dhe shoferin. Më duket se shoferi ishte I dehur.

Klinton: Kësaj i druhesha. Ata të shtypit po e ndiqnin?

Bler: Menjëherë pasi lanë hotelin. Nuk i besoj raportimet që thonë se po ecnin me 100 km në orë. E kam fjalën që unë e njoh Parisin dhe s’mund të ecësh aq shpejt në ato tunele. Ata mund të kenë goditur ndonjë trafikndarëse që automjeti u kthye përmbys.

Klinton: Është një gjë e trishtueshme.

Bler: Po, ishte dikush që ne e njihnim dhe na pëlqente. Sapo kishte nisur ta mblidhte veten.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *