Vatikani nuk shtyn ritualin e Pashkëve: Nuk i dorëzohemi terrorizmit

“Nuk i dorëzohemi terrorizmit ”, ka deklaruar në një Konferencë për shtyp në Vatikan drejtori i zyrës së Shtypit Federiko Lombardi.

Ky i fundit theksoi se: “Nuk do të ketë asnjë ndryshim në ritualin fetar të javës së Pashkëve”.

Ndërkohë sulmet e Brukselit janë dënuar edhe nga Papa Françesku i cili tha se “dhuna e verbër sjell kaq shumë vuajtje”.

“Ati i Shenjtë dënon sërish dhunën e verbër që sjell kaq shumë vuajtje dhe i përgjërohet Zotit të dhurojë paqe”, shkruan në emër të papës numri dy i Vatikanit, Pietro Parolin, në një telegram drejtuar kryepeshkopit të Brukselit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *