Trump do publikojë dosjet sekrete të vrasjes së John F. Kennedy

Trump do publikojë dosjet sekrete të vrasjes së John F. Kennedy

Donald Trump ka paralajmëruar se ka për qëllim të lejojë publikimin e dosjeve sekrete të vrasjes së John F Kennedy.

Ky paralajmërim u bë në Twitter. Dosjet pritej të publikoheshin më 26 tetor, por raportohej se Donald Trump nuk do të lejonte që ato të bëheshin publike.
Presidenti Trump tha në Twitter: “Si President, unë do të lejoj që dosjet e klasifikuara të JFK të hapen”.

Vrasja e Kennedy më 1963 tronditi botën dhe prej atëherë ngjarja ka qenë e mbushur me teori të ndryshme konspirative dhe kontroverse.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone