Tre të rinj djegin shqiptarin në Britani

Tre adoleshentë janë arrestuar pasi një shqiptar u gjet i vdekur në një makinë të djegur nga jashtë. Ngjarja ka ndodhur në Britani, në Essex.

Trupi i Vilson Meshit, 30 vjeç u gjet brenda një makine Audi A4 të dëmtuar nga flakët këtë të shtunë.
Nga analizat pas mortore rezultoi se ai kishte vdekur nga thithja e tymit. Tre të rinj janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në këtë vrasje.

Meshi ishte pronar i një lavazhi makinash dhe merrej me bodybuilder. Babai i tre fëmijëve kishte një makinë Skyline GT-R me vlerë 40 mijë paund.
Bëhet fjalë për dy 16-vjeçar dhe një 15 vjeç, të tre nga zona ku shqiptari kishte biznesin. Vrasja ndodhi ndërsa

Meshi ishte duke vizituar ish-të dashurën e tij në Brentwood. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, pasi ajo ka ndodhur në një zonë të banuar dhe dikush mund të ketë parë apo dëgjuar diçka.

Familjarët e 30-vjeçarit kanë nisur procedurat për kthimin e trupit në Shqipëri, ku edhe do të kryhet funerali.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *