Tjetër alarm në Shtëpinë e Bardhë, çfarë po ndodh?

Tjetër alarm në Shtëpinë e Bardhë, çfarë po ndodh?

Shtëpia e Bardhë është mbyllur për herë të dytë këtë javë pas një alarmi të dhënë nga autoritetet amerikane.

Këtë të martë, sipas mediave vendase, një pako e dyshimtë është gjetur pranë Shtëpisë së Bardhë, në cep të “Pennsylvania Avenue” dhe “Madison Place NW”. Personat pranë vendngjarjes janë evakuuar.

Të hënën, dy persona u ndaluan, pasi një burrë hodhi “një shenjë dhe një fletore” mbi gardhin e Shtëpisë së Bardhë në Avenue Pennsylvania, njoftoi Shërbimi Sekret. Objektet u shpallën “jo rezidente”.

Sipas disa raportimeve në media, një nga objektet ishte një qilim yoga. Sidoqoftë, kjo nuk u konfirmua nga Shërbimi Sekret.

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë nuk ishin prezent në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, pasi morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 11 Shtatorit në Pentagon.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *