“The Economist”: Donald Trump, një rrezik i madh që i kanosen botës

Zgjedhja e kandidatit republikan Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, është rradhitur në dhjetë rreziqet më të mëdha që i kanosen botës nga Njësia Inteligjente e gazetës presitigjoze, ‘The Economist’.

Në bazë të raportit të publikuar së fundmi, arsyetohet se qëndrimet e miliarderit amerikan kundër Tregtisë së lirë mund të cënojnë disa marrëveshje ekonomike përfshirë atë të Partneritetit të Trans-Paqësorit, që u firmos në shkurt të këtij viti.

Trump ka shfaqur armiqësi ndaj Kinës duke e cilësuar këtë të fundit si manipulatore të monedhës, ndërkohë që retorika e tij ka goditur ashpër edhe fqinjët jugorë të meksikës. Sipas the economist, këto veprime mund të hapin një luftë të re për tregtinë.

Me shqetësim të madh shihen edhe premtimet e bëra nga Trump sa i përket Lindjen e Mesme.

Republikani ka premtuar se do të ndalojë myslimanët që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara si dhe ka premtuar një ndërhyrje ushtarake në Siri për të shkatërruar ISIS dhe rrjedhimisht për të përvetësuar rezervat e naftës. Në mbyllje të materialit të publikuar, gazeta prestigjoze shkruan se probabiliteti i një fitoreje të Trump vijon të mbetet më i ulët se ai kandidates demokrate. Megjithatë, një zgjedhje potenciale e Trump në krye të Shtepisë së Bardhë rrezikon të prishë disa rende politiko-ekonomike globale.

“The Economist” rradhit si rrezikun kryesor potencial që i kanoset botës një ngadalësim drastik të rritjes ekonomike të Kinës, mundësinë e nisjes së një lufte të re të ftohtë si pasojë e ndërhyrjeve të Rusisë në Ukrainë e Siri, si dhe paqëndrueshmërinë e monedhave ndërkombëtare.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *