Terrori në Belgjikë, deri tani 28 të vdekur nga 4 shpërthimet e fuqishme

Katër shpërthime të fuqishme kanë ndodhur sot në mëngjes në Belgjikë, ky dy kanë ndodhur në aeroportin e Brukselit Zaventem dhe dy të tjerë në metronë Maalbeek dhe Schumann.

Supas raportimeve të para, që ndryshojnë nga momenti në moment, dyshohet se janë mbi 13 të vdekur në aeroportin e Brukselit dhe 15 të tjerë në metro.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri belg, Michel, i cili në një konferencë për shtyp ka pranuar se bëhet fjalë për të paktën 28 viktima.

Autoritetet vendase pohojnë se bëhet fjalë për sulme terroriste me kamikazë, pasi janë gjetur xhaketa që mbajnë rripa me eksplozivë.

Sipas dëshmitarëve shpërthimet kanë ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm. Re të mëdha tymi janë parë në ajër ndërsa njerëzit janë tronditur nga kjo ngjarje.

Mediat belge raportojnë se të gjithë personat në aeroport janë evakuuar dhe të gjithë fluturimet janë anuluar.

Mendohet se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por nuk është konfirmuar. Transmetuesi belg RTBF citon një dëshmitar të thotë se, ka njerëz të plagosur ose pa ndjenja në zonën e nisjeve, përball hotel “Sheraton”.

Shpërthimet vijnë katër ditë pas kapjes në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *