Tentoi të vriste Presidentin Reagan, lirohet pas 35 vitesh nga spitali

Tentoi të vriste Presidentin Reagan, lirohet pas 35 vitesh nga spitali

John Hinckley Jr, njeriu që u përpoq të vriste ish-Presidentin amerikan, Ronald Reagan, do të lirohet muajin e ardhshëm nga spitali psikiatrik pas 35 viteve të kaluara nën vëzhgimin e mjekëve.

Reagani u plagos së bashku me tre persona të tjerë gjatë të shtënave përpara një hoteli në Uashington marsin e 1981-shit.

Për arsye që kishin të bënin me shëndetin e tij mendor, atentatori nuk u shpall fajtor, por u dërgua për trajtim psikiatrik në një spital të kryeqytetit.

Tani gjykatësi i çështjes doli në përfundimin se 61-vjeçari mund të qëndrojë përgjatë gjithë kohës në shtëpinë e të ëmës në Virxhinia. Lirimi i tij do të bëhet më 5 gusht, por disa kufizime, siç është komunikimi me median, do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *