Të shtëna me armë në Zvicër, qëllohen dy persona para një banke

Të shtëna me armë në Zvicër, qëllohen dy persona para një banke

Të paktën dy persona janë qëlluar me armë zjarri jashtë një banke në Zvicër.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Zyrihut ku dy persona u qëlluan me armë jashtë selisë së bankës UBS.

Disa pamje tregojnë trupat e shtrirë, afër një trotuari. Nuk dihet ende nëse janë të vdekur, njofton BBC. Një numër i madh i policëve ka dalur në vendin e ngjarjes në zonën e quajtur Europaallee.

Dëshmitarët që e kanë parë ngjarjen kanë deklaruar se kanë parë të shtihet me armë katër, ose pesë herë. Arsyet e sulmit ende nuk janë bërë të qarta.