Sulmi në Mynih, tre shqiptarë të vrarë mes viktimave

Sulmi në Mynih, tre shqiptarë të vrarë mes viktimave

Ka shkuar në tre numri i shqiptarëve të vrarë ditën e djeshme në Mynih. Mediat në Kosovë raportojnë se fillimisht janë identifikuar mes viktimave Sabina Sula dhe Armela Segashi.

Që të dyja vajzat shqiptare nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra nga çmenduria e ndërmarrë, sipas autoriteteve gjermane, nga një i ri iranian.

Vëllai i saj, Arbnor Segashi përmes një postimi në Facebook të shkruar sot në mëngjes, ka bërë të ditur se motra e tij, Armela Segashi ka vdekur nga sulmet e mbrëmshme në Munih të Gjermanisë.

Por ditën e sotme është mësuar se ka mbetur i vrarë dhe një i ri nga Vushtria, i cili quhet Dijamant Zabërxha.

Në një njoftim të botuar në profilin e tij në “Facebook”, Baton Zabërgja ka njoftuar që ka vdekur djali i xhaxhait të tij.

“Me pikëllim të thellë njoftoj familjarët, shokët, farefisin se djali i axhës tim Dijamant Zabërxha 21 Vjeçar u vra dje nëMinhen nga dora terroriste! O Zot na ndihmo”, ka shkruar në profilin e tij Baton Zabërgja.

Ndërkohë, mediat kosovare, shkruajnë se është plagosur edhe një 14-vjeçar shqiptar, Benet Adilji, i cili ka marrë një plagë të rëndë në fyt.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *