Sulmi ndaj besimtarëve, reagon Këshilli Mysliman i Britanisë

Sulmi ndaj besimtarëve, reagon Këshilli Mysliman i Britanisë

Pas sulmit më furgon ndaj besimtarëve, Këshilli Mysliman i Britanisë ka bërë thirrje për siguri shtesë rreth xhamive.

Sekretari i përgjithshëm i këshillit, Harun Khan, tha se ai priste që autoritetet të rritnin sigurinë “si një çështje urgjente”.

“Shumë prej xhamive do të ndihen të terrorizuara pas incidentit jashtë Shtëpisë së Mirëqenies Myslimane”, u shpreh Khan.

Një burrë u vra dhe tetë të tjerë u plagosën jashtë një xhamie në veri të Londrës, pasi besimtarët po dilnin pas takimit për faljen e orëve të vona.

Një kamion u fut qëllimisht mes këmbësorëve të cilët sapo kishin falur lutjet e Ramazanit.

Dëshmitarë okularë kanë thënë se i dyshuari ishte ndaluar nga vetë njerëzit në vendngjarje, derisa mbërriten forcat e para të policisë.

Category Bota

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *