Spanja merr nën kontroll Katalonjën

Spanja merr nën kontroll Katalonjën

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, pas mbledhjes që mbajti sot me kabinetin e tij, u vendos që tani Spanja ta marrë nën kontroll Katalonjën.

Me këtë rast do të zbatohet neni 155 i Kushtetutës, me ç’rast ai do të shkarkojë qeverinë katalanase dhe do të thërrasë për zgjedhje lokale brenda gjashtë muajve, shkruan Reuters.

Masat do të miratohen nga Parlamenti spanjoll më 27 tetor.