Sot e gjithë bota fik dritat në orën 20:30

Sot shënohet përvjetori i dhjetë i Orës së Tokës, një eveniment që kremtohet në mbarë botën.

Më 19 Mars në orën 20:30 me orën lokale secili prej nesh duhet të fikë çdo pajisje elektrike jo thelbësore dhe t’i bashkohet një momenti global solidariteti në ndihmë të mjedisit. Ora e Tokës pati pikënisjen e saj në vitin 2007 në Sidnej të Australisë.

Atere dritat u fikën në 2.2 milionë shtëpi dhe biznese për një orë me qëllimin për të patur vëmendjen globale ndaj çështjeve alarmante të mjedisit. Që atëherë, kjo inicitivë u kthye në fenomenin më të madh të ndërgjegjësimit mbarëbotëror për çështjen e mjedisit dhe morri mbështetje të gjërë edhe nga Fondi Botëror për Natyrën (WWF).
Këtë vit, Ora e Tokës pritet të thyejë rekordet e pjesëmarrjes. Plot 178 vende, 7000 qytete dhe qindra miliona njerëz në botë do të jenë të angazhuar në këtë kremtim.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *